Nuk ka debutuar ende te Chelsea, Zakaria përgatitet për aventurën e re

Nuk ka debutuar ende te Chelsea, Zakaria përgatitet për aventurën e re

Denis Zakaria u bashkua me Chelsea në ditët e fundit të merkatos nga Juventusi, por aventura te londinezët nuk po shkon ashtu siç pritej.

Mesfushori ende nuk e ka bërë debutimin e tij me Chelsea dhe për këtë arsye në janar do të ndryshojë skuadër.

Trajneri aktual, Potter nuk e ka në planet e tij dhe për këtë arsye zvicerani po shikon për një skuadër tjetër. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Zakaria mund të rikthehet në Bungesligë, aty ku interesim ka shfaqur Borussia Dortmund.

Kartoni i 25-vjeçarit është ende në pronësinë e Juventusit, që e ka dërguar te Chelsea në huazim me të drejtë blerje, por kjo e fundit me shumë mundësi nuk do të realizohet.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy