
Problemet e njëpasnjëshme në repartin e mesfushës për Liverpoolin, besohet se mund të marrin zgjidhje në merkaton e verës.
Këtë herë tek ‘’ The Redsat ‘’ po qarkullon emri i Bruno Guimaraes , kyç tek Newcastle United, ekip i cili është drejt një suksesi historik në sezonin aktual .
Për brazilianin , anglezët janë gati të ofrojnë 100 milionë euro, i cili deri më tani ka treguar se është një ndër lojtarët më të mirë në rolin e tij.
Në verën e 2022-shit , 25 vjeçari nga Rio De Janeiro vendosi të transferohej nga Lyoni në ‘’ St James Park ‘’ për rreth 45 milionë euro dhe me kalimin e kohës u shëndërrua në një ndër më të mirët e Eddie Howes.
Eksperienca me ‘’ Las Urracas ‘’ deri më tani përmblidhet në 52 sfida , 9 gola dhe 6 asiste dhe natyrisht në të shumtën e tyre ka treguar e drejtuesit e bardhezinjve kanë qëlluar në shenjë me këtë akord të arritur .
Nëse do të vendosë për ‘’ Anfield Road ‘’ do të vihej nën urdhërat e një ndër teknikevë më cilësorë siç është Jurgen Klopp dhe mund të shëndërrohet në zëvëndësuesin ideal të Fabinhos , Jordan Henderson apo Milner.
Teorikisht do të jetë shumë e vështirë për Liverpoolin për arsye të rëndësisë së Bruno Guimaraes, tek një Newcastle , aktualisht klubi më i pasur në botë, i cili aspiron fitimin e titujve në të ardhmen .



