
Ecuria e Rayan Cherkit me Lyonin, mund ta finalizojë eksperiencën në Ligue 1 në fundin e sezonit.
Mesfushori vijon të shkëlqejë me francezët, tashmë i përfshirë në listën e disa ekipeve me emër në kontinentin e vjetër.
Në Premier League do të zhvillohet një duel i ashpër ndërmjet Chelseat dhe Newcastles për 20 vjeçarin, për të cilin drejtuesit e ‘’ Los Gones ‘’ kanë përcaktuar 25 milionë euro.
Kjo shifër është lehtësisht e përballueshme si nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’ ashtu edhe bardhezinjtë, dy ekipe të cilët pretendojnë fitimin e trofeve në të ardhmen.
S’duhet harruar se në garë janë ‘’ Las Urracas ‘’, klubi më i pasur i botës momentalisht por edhe kryeqytetasit po luftojnë fuqishëm për të rikuperuar terrenin e humbur në tre sezonet e fundit, përfshirë aktualin.
Rayan Cherki spikat për polivalencën, aspekt i cili e bën edhe më të preferuar dhe natyrisht konsiderohet një ndër lojtarët e të ardhmes.
Largimi i mundshëm nga ‘’ Luanët ‘’ mund të pasohet me fitimin e titujve në vijimësi dhe sigurisht me një avantazh në aspektin ekonomik, duke qenë se si Chelsea ashtu edhe Newcastle konsiderohen klube shumë potente.



