
Sezoni i shkëlqyer që po zhvillon Illaix Moriba me Barcelonën i ka dhënë rezultatet e para . I konsideruar si një ndër yjet e të ardhmes tek ‘’ Blaugranët ‘’ 18 vjeçari ka hedhur hapa galopantë drejt progresit dhe është bërë pjesë e planeve të tre skuadrave të njohura të Europës . Manchester City, Juventus dhe Chelsea kanë nisur kontaktet e para me katalanasit për tu informuar në mënyrë më të detajuar për situatën e mesfushorit të lindur në Guinea . Megjithatë besohet se spanjollët nuk do ta lënë me kaq sepse duket patur parasysh se kontrata e Illaix Moriba-s skadon në 30 qershorin e 2022-shit moslëvizja e gurëve nga drejtuesit e spanjollëve do ti jepte shansin kundërshtarëve të mundshëm në Champions League gjatë sezoneve vijuese për t’ia vjedhur talentin e tyre .
Pavarësisht se flitet për skuadra potente në aspektin ekonomik Illaix Moriba është duke fituar pikë të vyera nën drejtimin e Ronald Koeman i cili i ka dhënë mundësinë e shpalosjes së vlerave të tij në fushë , fakt që e ka ndihmuar për të qënë në lartësinë e kërkesave të Barcelonës . Siç ka ndodhur gjithmonë projektet sportive të gjigandëve të kontinentit të vjetër kanë impresionuar çdo talent por një barrierë e mundshme e realizimit të operacioneve të tilla është se bëhet fjalë për konkurrentët direkt për fitimin e trofeut më të rëndësishëm për klube dhe në një lloj mënyre konceptohen si mungesë përgjegjësie e drejtuesve përkatës pavarësisht se oferta e skuadrave të interesuara mund të rezultojë një shtysë e vlefshme për të mposhtur disi situatën e komplikuar ekonomike që janë duke përjetuar katalanasit .
10 ndeshjet e këtij sezoni me bluzën kuq e blu kanë rezultuar të mjaftueshme për talentin e ‘’ La Masias ‘’ për të arritur në këtë stad , aspekt që tregon se e ardhmja e tij do të jetë shumë e suksesshme .



