
Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian, ia ka dhënë të drejtë Superligës Europiane.
Këta të fundit kishin apeluar kundër monopolit të UEFA-s dhe FIFA-s, për zhvillimin e kompeticioneve.
Në vendimin e Gjykatës, thuhet se ka një abuzim me pushtetin nga UEFA dhe FIFA.
“Rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s mbi turnetë futbollistikë, siç është Superliga, janë kundër të drejtës së Bashkimit Europian dhe kundër të drejtës së konkurrencës dhe ofrimit të shërbimeve. FIFA dhe UEFA po abuzojnë ”, shkruhet mes të tjerash në vendimin e gjykatës.



