
Mevlan Adili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e Vllaznisë me Skënderbeun, pas një debati me mbrojtësin kundërshtar, Vangjel Zguro, por edhe trajnerin Memelli.
Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, i cili e ka konsideruar si një veprim të ulët provokimin e Zguros, duke zbuluar se Adili është ofenduar nga familja.
“Veprim i ulët për të ndal Vllazninë. Është e pashpjegueshme se si disa lojtarë “profesionistë” arrijnë të provokojnë deri në ofendimet më të ulta dhe më të pista vetëm e vetëm për të ndal Vllazninë sepse këtë e shohin mundësinë e vetme për t’i marrë pikë. Në fund të fundit jemi njerëz dhe kemi ndjenja dhe kur shohim që na ofendohet familja, reagojmë dhe dalim nga vetja! Është e pashpjegueshme sepse këto ofendime vijnë gjatë gjithë ndeshjes në sytë dhe në veshët e arbitrit dhe ka asnjë ndëshkim, ndërsa kur lojtari jonë reagon atëherë vjen ndëshkim.
E gëzofshi pikën, por mos harroni por mos harroni që në fund të fundit veprime dhe padrejtësi të tilla vetëm më të fortë na bëjnë”, shkruan Gurishta.




