FSHF fiton gjyqin, Nedim Bajrami i bashkohet Kombëtares

FSHF fiton gjyqin, Nedim Bajrami i bashkohet Kombëtares

Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë, por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare, siç është shprehur edhe trajneri Edoardo Reja.

Bajramit, lojtar me numrin 10 në klubin e promovuar rishtazi në Serie A, Empoli, iu ndalua nga FIFA të kalonte me kombëtaren e Shqipërisë.

22-vjeçari Bajrami ka përfaqësuar Zvicrën, ku është rritur, nga niveli i të rinjve në ekipin nën 21 vjeç deri në vitin 2020.

Ndarja e tij me Zvicrën erdhi në mars kur ai refuzoi përzgjedhjen për Kampionatin Evropian U21.

FIFA vendosi që edhe pse Bajrami ka lidhje familjare me Shqipërinë, ai nuk kishte status zyrtar të dy-shtetësisë kur filloi të luante për Zvicrën.

FSHF e çoi çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit për Sportin, e cila i dha të drejtë, duke i hapur kështu dritën jeshile bashkimit të Bajramit me pjesëtarët e tjerë të ekipit kuqezi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy