Vendimet e Disiplinës, Tirana dhe Vllaznia dënohen me gjobë

Vendimet e Disiplinës, Tirana dhe Vllaznia dënohen me gjobë

Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar ditën e sotme vendimet e mara në lidhje me ngjarjet e ndodhura javën e fundit në futbollin shqiptar.

Padyshim vëmendja më e madhe, ishte te ngjarjet e ndodhura në “Air Albania”, në sfidën ndaj Tiranës dhe Vllaznisë, ku kishte probleme mes dy tifozerive.

Për këtë, Disiplina ka dënuar klubet me gjobë 100.000 lekë dhe si urdhërohen të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në stadium.

VENDIMET:

1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 20.000 (njëzet mijë) lekë.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

3. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, dëmtimin e mjediseve sportive dhe pajisjeve sportive, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

4. KF Butrinti U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë U-19, kundër Akademia e Futbollit U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 30.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.

5. Pranimin e kërkesës së lojtarit të SHS Albpetrol, Redjan Hatia, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

6. Pranimin e kërkesës së AF.Elbasani U-17, në lidhje me lojtarin Kristo Doci, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy