
Napoli vazhdon rrugën drejt titullit kampion, teksa ka regjistruar një tjetër fitore në kampionat.
Të besuarit e Spalletti, triumfuan pastër 0-3 ndaj Spezia në transfertë. Kvaratskhelia me penallti dhe dopieta e Osimhen, i dhanë fitoren të kaltërve.
Napoli vazhdon i qetë në krye të renditjes me 56 pikë, 16 pikë më shumë se ndjekësit e Interit, që përballen me Milanin në mbrëmje.
Në ndeshjen tjetër në Serie A, Torino mposhti minimalisht Udinesen, falë golit të Karamoh në minutën e 49-të.



