Zyrtarizohet miqësorja, Shqipëria do të luajë me Katarin në Spanjë

Zyrtarizohet miqësorja, Shqipëria do të luajë me Katarin në Spanjë

Ditën e sotme është zyrtarizuar një tjetër miqësore për Shqipërinë, në muajin nëntor. Përevç miqësores me Italinë më 16 nëntor dhe me Armeninë më 19 nëntor, Shqipëria do të përballet edhe me Katarin më 9 nëntor.

Kjo është zyryarizuar ditën e sotme nga FSHF, teksa ndeshja do të zhvillohet në Marbella të Spanjës, duke filluar nga ora 18:30.

Të dyja Federatat kanë arritur marrëveshjen për këtë miqësore dhe kanë zyrtarizuar akordin për atë që do të jetë përballja e tretë në histori mes dy vendeve. Dueli i parë mes Shqipërisë dhe Katarit është luajtur në maj të vitit 2012 dhe miqësorja e luajtur në Madrid përfundoi me fitoren 2-1 të kuqezinjve me gola të shënuar nga Elis Bakaj dhe Erion Bogdani.

Sfida e dytë ka qenë ajo e luajtur më 22 maj 2016 në Austri, një nga testet e fundit para pjesëmarrjes së Shqipërisë në finalet e Euro “Francë 2016”. Miqësorja u mbyll me fitoren 3-1 të përfaqësueses shqiptare me gola të realizuar nga Arlind Ajeti, Ermir Lenjani dhe Armando Sadikut.

Pjesa më e madhe e lojtarëve që do të grumbullohen për këtë ndeshje do të jenë nga kampionati shqiptar, ashtu siç ndodhi në miqësoren me Arabinë Saudite. Ky test do të jetë një jetët mundësi shumë e mirë për të testuar dhe për të parë në aksion elementët e spikatur të kampionatit shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy