Pësoi aksident të frikshëm, ndërron jetë ish-lojtari i Real Madrid (VIDEO)

Pësoi aksident të frikshëm, ndërron jetë ish-lojtari i Real Madrid (VIDEO)

Ish-lojtari i Real Madrid, Freddy Rincon ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Kolumbiani pësoi një aksident të frikshëm pak ditë më parë dhe sot ka ndërruar jetë.

55-vjeçari ishte duke udhëtuar më makinën e tij në Cali në Kolumbi, kur u përplas me një autobus. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta mbajtur në jetë, Rincon nuk ia doli dot.

“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të ekipeve tona, Freddy Eusebio Rincon Valencia ka ndërruar jetë”, tha Laureano Quintero, drejtori mjekësor i Klinikës Imbanaco në Cali.

Gjatë karrierës së tij, Rincon luajti për klube si Real Madrid, Napoli, Palmeiras dhe Santos, si dhe udhëhoqi Corinthians drejt fitores në 2000 në Kampionatin e parë Botëror të Klubeve FIFA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy