
Vicenzo Montella mund të quhet trajneri i ri i Turqisë. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Montella do të firmosë një kontratë 3-vjeçare dhe do të drejtojë Turqinë në Europian dhe në Botëror, nëse arrijnë të kualifikohen.
Në dy sezonet e fundit, tekniku italian drejtoi skuadrën e Adana në Turqi, ndërsa tashmë i është besuar drejtimi i ekipit kombëtar.



