
Interesi i Real Betisit për mesfushorin e Sassuolos Jeremie Boga tashmë do të ketë një rrugë shumë të vështirë përpara sepse edhe Atalanta është futur në luftë . Bergamaskët e vlerësojne shumë kontributin e lojtarit nga Bregu i Fildishtë i cili e përfundon kontratën me ‘’ Trikolorët ‘’ në 30 qershorin e 2022- shit , fakt që nënkupton se nëse ‘’ Neroverdët ‘’ nuk do të marrin masa për t’ia rinovuar kontratën, mund të rrezikojnë largimin e tij nga ‘’ Mapei ‘’ me parametër zero .
Sipas ‘ Calciomercatos ‘ , zikaltërit kanë avancuar në lidhje me objektivin e tyre , duke lëshuar një sinjal për spanjollët për një element që ka spikatur me një skuadër të dorës së dytë në Serinë A .
Nëse i referohemi andaluzëve , duhet theksuar se situata ekonomike nuk është aspak motivuese dhe domosdoshmërisht duhet të përqëndrohen tek lojtarët që janë në përfundim të kontratës për ti transferuar në ‘’ Benito Villamarin ‘’.
Kur bëhet fjalë për ‘’ La Dean ‘’ patjetër që gjenerohet një rivalitet shumë i fortë për arsye se është një skuadër që ka pësuar rritje të konsiderueshme në vitet e fundit dhe ‘’ Gewiss Stadium ‘’ është shëndërruar në një ambjent komod për lojtarët që vijojnë të spikatin . Kiliani Manuel Pellegrini e konsideron nxënësin e Alessio Dionisit si zëvëndësuesin ideal të Cristian Tellos ‘’ pasi qëndrimi në Andaluzi është vënë në dyshim dhe s’përjashtohet largimi në merkaton e ardhshme .
Gjatë sezonit aktual , Jeremie Boga ka arritur të kontribojë me 3 asiste në 572 minuta lojë tek një skuadër e cila në vitet e fundit ka ruajtur pozitat në mesin e tabelës së renditjes duke u emërtuar si e dorës së dytë .
Të besuarit e Gian Piero Gasperinit janë në fije të perit në lidhje me Champions Leaguen ku do ti bëjnë llogaritë për kualifikimin për në fazën me eleminim direkt në shtëpi ndaj një kundërshtari që meriton respekt si Villareali , ndërsa në Serinë A ruajnë me fanatizëm vendin e 4-tërt pas 13 javësh duke treguar se ja kanë marrë dorën këtij kampionati .



