Vijon të mbetet enigmë e ardhmja e trajnerit Gugash Magani në krye të skuadrës së Flamurtarit.
Pas humbjes së pësuar kundër Partizanit, u përfol se tekniku peqinas nuk do të jetë më në krye të skuadrës së vlonjatëve.
Por gjatë ditës së sotme 51-vjecari është shprehur se do të vijojë të jetë në drejtim të ekipit të Flamurtarit.
Gugash Magani nuk ka preferuar të jap një prononcim për këtë cështje por në ditët në vijim pritet që gjithcka të konfirmohet. Tek klubi vlonjat ka akuza se kanë disa muaj që nuk janë paguar, dhe një gjë e tillë u konfirmuar dhe nga presidenti I skuadrës vlonjate Sinan Idrizi.



