Supergoli i Cikalleshit, Shqipëria barazon në pjesën e parë ndaj Çekisë

Supergoli i Cikalleshit, Shqipëria barazon në pjesën e parë ndaj Çekisë

Është mbyllur në barazim 1-1 pjesa e parë në miqësoren mes Republikës Çeke dhe Shqipërisë. Ishin çekët që kaluan të parët në avantazh, me Patrik Shik në minutën e 18-të, i cili pasi mori një top në zonë, gjuajti bukur me të majtën, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Për Shqipërinë barazoi Sokol Cikalleshi në minutën e 42, teksa me një predhë nga jashtë zone, shtangu portierin e Çekisë, duke shënuar një supergol. Përveç golave, rastet për të dyja kombëtaret nuk munguan, me Shqipërinë që e nisi shumë mirë ndeshjen, duke pasur dy raste me Cikalleshin dhe Baren, ndërsa pas golit çekët morën nën kontroll frenat e lojës, duke krijuar disa raste, por nuk ishin të saktë para porte, kjo edhe për shkak të pritjeve të shkëlqyera të Gentian Selmanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy