Shehi: Prurjet e reja janë me shumicë, forma do vijë në rritje

Shehi: Prurjet e reja janë me shumicë, forma do vijë në rritje

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, foli për faqen e klubit, në lidhje me gjendjen e skuadrës, në këtë fazë përgatitore, para ndeshjeve në Europë. Sipas tij gjithçka po shkon shumë mirë dhe tani që do të ulen ngarkesat, forma e ekipit do të vijë në rritje. Referuar afrimeve, Shehi deklaroi se prurjet janë me shumicë dhe njohja e përshtatja janë shumë të rëndësishme. “Faza përgatitore po shkon mirë. Lojtarët kanë marrë ngarkesa dhe pa dëmtime, që është shumë e rëndësishme. Besoj tani që ulen ngarkesat, forma do të vijë në rritje, sepse vjen dhe freskia e lojtarëve pas ngarkesës që kanë marrë. Prurjet e reja janë me shumicë dhe përpos anës fizike, tekniko-taktike, është shumë e rëndësishme njohja dhe përshtatja me njëri-tjetrin.”, deklaroi Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy