Real Madridi këmbëngul për Fofana

Real Madridi këmbëngul për Fofana

 Largimi i Raphael Varanes tek Manchester United ka lënë një boshllëk të madh  në prapavijën e Real Madridit . ‘’ Galaktikët ‘’ e  Carlo Ancelottit janë duke i bërë me kujdes  llogaritë për sezonin e ardhshëm në të cilin  do të synojnë rikthimin tek epoka e artë por për të arritur objektivin madhor duhen përforcime cilësore.  Ideja e kryeqytetasve është gjetja e menjëhershme e zëvëndësuesit  të  francezit dhe për këtë arsye kanë hedhur sytë tek Leicester City .  

Flitet për bashkombasin  Wesley Fofana , mbrojtës që konsiderohet  një ndër perlat e të ardhmes  .  Puna e palodhur e 20 vjeçarit i ka dhënë shansin të jetë titullar i padiskutueshëm në skemat  e Brendan Rodgers  dhe sipas  L’ Equipe  traineri italian është shumë  i interesuar për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

 Karakteristikat e francezit vlerësohen shumë nga  ‘’ Los  Blancos ‘’  sepse është shumë efektiv  në luftën në ajër për shkak të gjatësisë 1.90 metra  dhe gjithashtu specialistët e futbollit e kanë konsideruar si  një ndër mbrojtësit e të ardhmes .  Megjithatë  duke qenë se janë shumë të ndërgjegjshëm për vlerat që mbart Wesley Fofana ,  ‘’ The Foxes ‘’ kanë përcaktuar 80 milionë euro për largimin nga ‘’ King Power ‘’  , shifër që në këto kohë pandemie rezulton e papërballueshme për xhepat e manjatit Florentino Perez .   

Ideja parësore  e  spanjollit është mbledhja e fondeve të mjaftueshme për të firmosur me Kylian Mbappe  dhe është gati e pamundur që të bëjnë një investim të tillë.  Ky fakt nuk evidenton dorëheqjen e ‘’ Los Merengues ‘’ për  një ndër nxënësit shembullorë të Brendan Rodgers  dhe jep për të kuptuar  se tratativat e Real Madridit për ta transferuar në kryeqytetin spanjoll do të shtohen . 

Wesley Fofana e finalizoi sezonin me 38 ndeshje në të cilat diti të spikasë në një kampionat  me një koefiçent të lartë vështirësie si Premier League dhe duke filluar nga sezoni vijues do të ketë shansin për të vijuar në rrugën e suksesit edhe në  Uefa Europa League ose ndoshta në një ndër klubet më të famshëm në planet .

 

 

 

 

 

             

                 

 

                       

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy