Skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Struga ka fituar për herë të parë në histori titullin kampion.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro, u shpall matematikisht kampione, në elitën e futbollit maqedonas.
Fitorja 3-0 ndaj Sileksit e kombinuar me humbjen 2-1 të Shkëndijës së Tetovës në fushën e Shkupit, i bën të pavlera rezultatet në dy javët e fundit, pasi diferenca mes struganëve dhe kuqezinjve është thelluar në tetë pikë dhe me Shkupin mbetet shtatë pikë.
Suksesi më i madh në historinë e klubit, që më 20 maj do të ketë mundësinë të fitojë edhe Kupën e Maqedonisë së Veriut, pasi luan në finale ndaj Makedonija GP.



