Portugalia është vetëm një ndeshje larg Botërorit, teksa tashmë duhet të kalojë edhe Maqedoninë e Veriut. Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur lideri i skuadrës portugeze, Cristiano Ronaldo.
Ky i fundit u shpreh se nuk ka Botëror pa Portugalinë, duke u shfaqur i bindur se kombëtarja e tij do të kalojë më tej.
Është një finale dhe ne jemi gati. Ne gjithmonë e konsiderojmë veten favoritë, pavarësisht nëse luajmë në shtëpi apo jashtë. Tashmë e dimë që nëse fitojmë do shkojmë në Botëror, nëse humbim do eliminohemi. Ne kemi përgjegjësinë të jemi pozitivë dhe të fitojmë ndeshjen. Nuk ka Botëror pa Portugalinë, nuk ka individë këtu, është një grup, të gjithë jemi këtu për të njëjtin qëllim.
Ronaldo u shpreh se Maqedonia e Veriut ka bërë disa befasi, por kjo nuk do të ndodhë ndaj Portugalisë.
Maqedonia befasoi dhe e bëri në shumë ndeshje, por besoj se nesër nuk do të na befasojë. Portugalia do të jetë më e mirë dhe ne do të shkojmë në Kupën e Botës. Gjithmonë ka presion për lojtarët profesionistë, por mendoj se të gjithë janë gati. E di që të gjithë mendojnë se do të jetë më e lehtë kundër Maqedonisë, por do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Ata e meritonin të ishin këtu, por nëse e bëjmë ferr këtu në Dragao, do të bëjmë një rezultat të madh.



