Përballja me Laçin, Çinari kalon në avantazh Partizanin

Përballja me Laçin, Çinari kalon në avantazh Partizanin

Një gol i Çinarit ka kaluar në avantazh Partizanin, pasi goditi saktë brenda zonës. Topi ka përfunduar në rrjetë në minutën e 11-të, duke u dhënë avantazhin të kuqve. 

Partizani-Laçi, formacionet zbresin në fushë

Në prag të takimit Partizani-Laçi, që starton në orën 17:00, skuadrat kanë bërë publike formacionet që do të zbresin në fushën e lojës.

Të kuqtë rikthehet kapiteni Alban Hoxha në portë, ndërkohë që mbrojtja do të përbëhet nga Idrizaj dhe Trashi nga krahët dhe Bitri me Boldor do formojnë dyshen e qendrës, pas mungesës së Belicës.

Cinari dhe Llanaj do të jenë ndihmësit e Bardhit në majë të sulmit. Telushi dhe Broja do të jenë barrikada e parë mbrojtëse në mesfushë, që do të kërkojnë të mos lejojnë  Nuabuezen e Laçit që të shënojë.

Trajneri Cungu do të kërkojë të mos dalë pa pikë nga Air Albania, për të ruajtur vendin e tretë, ndërsa Sormani është në kërkim të fitores së tretë radhazi.

Në të njëjtën orë do të zhvillohet në Vlorë Flamurtari-Luftëtari, ndërsa tre sfidat e tjera do të zhvillohen nesër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy