Dyshimi i Barcelonës me Dembele

Dyshimi i Barcelonës me Dembele

Sulmuesi  Ousmane Dembele u shëndërrua në heroin e Barcelonës në fitoren minimale  mbrëmjen e djeshme me shifrat 1-0 kundër Real Valladolid .   Me 3 pikëshin e marrë katalanasit renditen vetëm 1 pikë larg Atletico Madridit dhe janë futur seriozisht në luftë për të fituar Primera Division.  

Paraqitjet mbresëlënëse të francezit theksojnë se ky është një ndër sezonet më të suksesshëm në gjirin e kuq e bluve , element  që me siguri do ta impulsojë  Joan Laportan për të mbyllur përfundimisht çështjen e rinovimit me  23 vjeçarin për të cilin kontrata aktuale me ‘’ Los Cules ‘’  merr fund në 30 qershorin e 2022-it .

Investimi  135 milionësh për sulmuesin e lindur në Vermon në merkaton verore të 2017- tës pak e nga pak po fillon të justifikohet  por e ardhmja në ‘’ Camp Nou ‘’ mbetet skeptike . Qëllimi i ‘’ Blaugranëve ‘’ është  analiza e thellë e kësaj situate  sepse  talenti i  Ousmane Dembeles mund të shëndërrohet në një kontribut të vyer në të ardhmen . 

Sipas zërave të fundit që kanë qarkulluar në kampin e 26 herë kampionëve të Primera Division ndeshjet vijuese do të përcaktojnë më qartë të ardhmen në Katalunjë sepse hapat e bërë gjatë kohëve të fundit kanë rezultuar shpresëdhënës dhe i kanë rindezur motorrët  drejt luftës për fitimin e La Ligas  për arsye se  distanca me kryesuesit e Atletico Madridit  tashmë është vetëm 1 pikë dhe pavarësisht se  kanë mbetur edhe 9 javë për tu zhvilluar ,  vëmëndja e tyre do të fokusohet edhe në finalen e Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbaos e parashikuar të zhvillohet në datën 17 prill .

Progresi i  talentit të kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ është shoqëruar me 36 ndeshje , 10 gola dhe 4 asiste për shokët e skuadrës , statistika që me shumë gjasa do të kenë një tjetër histori në vazhdimësi .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy