Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Lushnjës dhe Vorës, e vlefshme për javën e 26-të në Kategorinë e Parë.
Pas 45 minutave të para, skuadra e Vorës kryeson me rezultatin 1-2. Raboshta në minutën e 17-të dhe Qardaku në minutën e 21-të, ishin autorët e golave për miqtë.
Golin e vetëm për Lushnjën e shënoi Mikel Canka në fundin e pjesës së parë. Lagunarët krijuan shumë raste në pjesën e parë, por topin në rrjetë e dërguan vetëm një herë.



