Mirlind Daku, ka rinisur stërvitjen me Rubin Kazan në Rusi, pas angazhimit me Shqipërinë në Europian.
Megjithatë, më shumë mundësi, lojtari nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Rusi. Interesimet për 26-vjeçarin kanë qenë të shumta këtë periudhë dhe ai vetë po mendon të ndryshojë ambient.

Së fundmi, në skenë ka dalë një klub nga Serie A. Bëhet fjalë për Cagliari-n, që sipas raportimeve nga Rusia, i ka bërë një ofertë klubit të Rubin Kazan.
Vendimi nuk është marrë ende, pasi rusët po shqyrtojnë ofertën në drejtim të lojtarit.



