
Fakti i mosarritjes ende të një marrëveshje mbi rinovimin e kontratës me Lorenzo Insignen e ka detyruar Napolin të kërkojë opsione të vlefshme për ofensivën .
‘’ Azurrët ‘’ po vëzhgojnë me kujdes evolucionin e mesfushorit Jeremie Boga i cili është shëndërruar në një kandidat potencial për tu bërë pjesë e bardhekaltërve gjatë merkatos vijuese. 24 vjeçari ka spikatur tek një skuadër modeste si Sassuolo dhe mosha e tij konsiderohet perfekte për të ndryshuar rrjedhën e karrierës tek një ndër më të mirat e Scudettos .
Karakteristikat e perlës së ‘’ Trikolorëve ‘’ preferohen shumë nga Luciano Spalletti, ndër të cilat evidentohet shpejtësia dhe teknika që e lartësojnë figurën e Jeremie Boga duke e cilësuar zëvëndësuesin ideal të italianit.
Parashikohet se presidenti Aurelio Di Laurentis nuk do të hasë shumë problematika në këtë operacion sepse vlera e kartonit të ishi-t të Birminghamit sipas portalit të specializuar ‘ Transfermarkt ‘ është 20 milionë euro por në aspektin kualitativ do të konceptohej si një përforcim me shumë peshë për Napolin në rrugën drejt fitimit të trofeve .



