Inter Miami mendon për Messin dhe Ronaldon

Inter Miami mendon për Messin dhe Ronaldon

 E ardhmja e Cristiano Ronaldos dhe Messit mendohet larg ekipeve respektive si Manchester United dhe Paris St Germain dhe gjatë gjithë kësaj kohe janë tentuar nga klube interesante .

Parizienët po mendojnë një superofertë për të penguar largimin e argjentinasit nga ‘’ Parque de Prince ‘’ ndërsa luzitani me siguri do të bëjë gati valixhet për tu larguar në fundin e sezonit nga ‘’ Old Trafford ‘’.

Për ‘’ La Pulgan ‘’ flitet edhe për një rikthim të mundshëm tek Barcelona ndërsa për ‘’ Cr7 ‘’ Sportingu i Lisbonës shikohet si destinacioni final.

Megjithatë Inter Miami është përfshirë në këtë histori për t’ia ndërruar mendjen yjeve të futbollit botëror pasi pronari i amerikanëve David Beckham ëndërron të formojë një dyshe ëndërrash në ofensivë dhe nëse objektivin do ta realizojë sigurisht do të ishte një ndër historitë më të bukura në botën e futbollit.

Ish mesfushori i ‘’ Tre Luanëve ‘’ ka tentuar edhe Luis Suarezin së fundmi ,i cili realizoi ëndërrën e të veshurit të bluzes së Nacionalit të Montevideos .

Në vitet e fundit Major League Soccer ka fituar shumë rendësi me afrimin e lojtarëve që bënë bujë në të kaluarën në Europë  dhe kjo tendencë vijon të marrë rëndësi në çdo merkato. Gjatë një interviste ishi i Manchester United ka deklaruar :

“ Duam të afrojmë lojtarët më të mirë tek Inter Miami. Messi dhe Cristiano janë të preferuarit dhe shpresojmë ta arrijmë objektivin ‘’ , përfundoi 47 vjeçari .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy