
Niveli i shkëlqyer i Isak Hien me Atalantën vijon të mos i shpëtojë syve të drejtuesve të disa ekipeve.
Një ndër to është edhe Atletico Madridi, skuadër të cilës i duhet të përforcojë repartin e prapavijës gjatë merkatos së ardhshme.
Edhe pse pothuajse gjithmonë ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë shquar si mjaft solidë në këtë aspekt, Diego Simeone kërkon shtimin e forcave.
Vlera e kartonit të suedezit aktualisht arrin 20 milionë eurot por progresi i bërë me zikaltërit besohet se do të influencojë në rritjen e saj, e parashikuar deri në 40 milionë euro.
Jo vetëm në Serinë A por edhe në Europë 25 vjeçari ka treguar një nivel mbresëlënës dhe një pjesë e suksesit i përket Gian Piero Gasperinit, i cili ka besuar në aftësitë e tij.
Isak Hien spikat më së shumti për potencën dhe efektivitetin në luftën në ajër, lojtar që mund ti japë garanci ekipit kryeqytetas.
Por ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të kenë sfidë jo të lehtë përpara sepse për Isak Hien disa ekipe të njohura vijojnë të shpresojnë se shumë shpejt do ta largojnë nga ‘’ Gewiss ‘’.
Atalanta natyrisht në vitet e fundit ka avancuar ndjeshëm në lidhje me performancat ashtu edhe me titujt dhe në çdo sfidë po nxirret në pah puna e palodhur e teknikut 66 vjeçar.



