John McGinn ka ngritur një “mini-protestë” ndaj Cristiano Ronaldos duke kërkuar Coca-Cola në konferencën për shtyp të enjten.
Ronaldo – i fiksuar pas shëndetit të tij- ishte në krye të titujve në fillim të kësaj javë kur largoi dy shishe të Coca-Colas gjatë konferencës për mediat, ndërsa këshilloi të pranishmit që të pinin ujë.
Ndërkohë, ditën e djeshme, McGinn, ndërsa hyri në dhomë, pyeti duke qeshur nëse ka ndonjë Coca-Cola.
Trendi i përçmimit të sponsorëve zyrtarë të Euro 2020 u pa dhe nga Sassuolo dhe Manuel Locatelli të cilët hoqën Coca-Colën dhe birrën nga tavolina.



