
Problematikat konstante në lidhje me shfaqjen e rendimentit optimal e kanë vënë në qendër të largimeve sulmuesin Pierre Emerick Aubameyang. Me kalimin nga Borussia Dortmundi në ‘’ Emirates ‘’ në merkaton e janarit të 2018-tës, ‘’ Topchinjtë ‘’ derdhën në arkat e ‘’ Verdhezinvje ‘’ rreth 63 milionë euro dhe gjatë sezoneve të zhvilluara lojtari nga Gaboni arriti një mesatare prej 20 golash në sezon .
Megjithatë ai i kaluari rezultoi me një rënie të dukshme rendimenti të 32 vjeçarit i cili pati ndikim në performancën e përgjithshme të Arsenalit , skuadër që regjistroi një ndër sezonet më të dështuara në vitet e fundit duke u renditur në vendin e 8-të , fakt që nuk i siguroi pjesëmarrjen në Europë.
Duhet kujtuar se kontrata e golashënuesit me londinezët mbetet e vlefshme deri në 2023-shin por sipas Calciomercatos rrugët e Arsenalit me ishi-n e Borussia Dortmundit mund të ndahen shumë shpejt . Pavarësisht largimit ose jo të Pierre Emerick Aubameyang , kësaj skuadre i nevojitet një riformatim total për të qënë në nivelin e duhur gjatë sezonit aktual me qëllimin e rikthimit në Uefa Champions League.
Kësaj problematike i është shtuar edhe rendimenti i vakët i Alexandre Lacazzette duke ia bërë punën më të vështirë Mikel Artetas , fakt që u konfirmua me humbjen në javën e parë në fushën e modestëve të Brentford , skuadër e sapo ngjitur në Premier League .
14 gola dhe 2 asiste në 33 ndeshje nuk i kanë përmbushur pritshmëritë e trainerit spanjoll dhe e kanë vënë në rrezik të ardhmen tek Arsenali .



