Te skuadra e Premier League rezultojnë 5 lojtarë me Covid-19 para fillimit të kampionatit

Te skuadra e Premier League rezultojnë 5 lojtarë me Covid-19 para fillimit të kampionatit

Everton ka marrë nja lajm shumë të keq, vetëm një ditë para ndeshjes së parë në Premier League, ku do të sfidojnë Southampton.

Te klubi nga Liverpool, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 pesë futbollistë. Menjëherë pas kësaj, ata janë futur në karantinë, për të mos rrezikuar infektimin e pjesës tjetër të skuadrës.

Një prej të infektuarve është James Rodriguez, teksa këtë e ka konfirmuar vetë trajneri Rafa Benitez, në konferencën para sfidës së nesërme.

“Kemi disa lojtarë që ndodhet në izolim në këto momente, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Disa lojtarë janë të detyruar të kalojnë karantinën në shtëpitë e tyre, James Rodriguez është njëri prej tyre”, u shpreh Benitez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy