Tirana ka regjistruar një tjetër fitore në miqësore, teksa ditën e sotme ka mposhtur Burrelin.
Bardheblutë triumfuan me rezultatin 1-0 dhe golin e vetëm të takimit e shënoi Grent Halili në minutën e 65-të.
Kujtojmë se Tirana vetëm një ditë më parë luajti miqësore me Vllazninë, aty ku gjithashtu fituan 1-0 falë golit të Redon Xhixhës.
Skuadra e Shehit vazhdon të tregojë një formë të mirë, teksa përveç fitoreve në miqësore ka treguar edhe lojë të mirë.



