
Skuadrat europiane vazhdojnë përgatitjet, për të qenë gati për sezonin e ri që starton në gusht. Para kampionateve, nuk mungojnë edhe miqësoret e luksit, siç ishin edhe ato të kësaj të enjte. Arsenali triumfoi 5-3 ndaj Barcelonës, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare, por edhe të luftuar nga të dyja ekipet. Fitore regjistroi edhe Real Madrid, që mposhti 2-0 Manchester United, një sfidë më raste nga të dyja skuadrat, por spanjollët ishin më të saktë për të shënuar. Chelsea nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj rivalëve të kampionatit Newcastle. Ndërkohë me të njëjtin rezultat barazoi edhe Interi ndaj Al Nassr, skuadër ku luan edhe Cristiano Ronaldo.



