
Interi mori një fitore dramatike ndaj Fiorentinës, duke triumfuar në minutat e fundit me rezultatin 4-3.
Megjithatë, ndeshja e zhvilluar në “Artemio Franchi”, ka prodhuar shumë polemika në Itali, në lidhje me vendimet e arbitrit Paolo Valeri.
Ky i fundit, akuzohet se me vendimet e tij, ka qenë në krahun e zikaltërve dhe janë dy rastet që kanë shkaktuar polemikë.
I pari është rasti i penalltisë së Fiorentinës, ku mbrojtësi i Interit, Dimarco, bën një ndërhyrje te ashpër me taka ndaj Bonaventurës në zonë.
Pasi e pa rastin në VAR, Valeri akordoi penallti, por moviolat në Itali kanë thënë se duhej ndëshkuar me të kuq, mbrojtësi i Interit.
Rasti i dytë për polemika, është në aksionin e golit të fitores për Interit, ku Dzeko në nisje të aksionit, shtyn mbrojtësin Milenkovic dhe merr topin, nga ku erdhi edhe goli i Mkhitaryan.
Shefi i arbitrave, Gianluca Rocchi, nuk ka mbetur i kënaqur nga vendimet e Valerit dhe për këtë arsye, sipas mediave italiane do e dënojë, duke e pezulluar me një javë. Pra në javën e ardhshme, Valeri nuk do të drejtojë në asnjë ndeshje.



