Sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja mund ta shikojmë në Serie A nga sezoni i ardhshëm. Sipas asaj që raporton “BBC”, skuadra e Napolit ka shfaqur interes për 20-vjeçarin.
Napoli po përgatitet për shitjen e sulmuesit kryesor, Victor Osimhen dhe si zëvendësues shihet Broja.
Ky i fundit ka treguar paraqitje të shkëlqyera këtë sezon në Premier League me Southampton, skuadër ku luan i huazuar nga Chelsea.
Në 36 paraqitje të zhvilluara këtë sezon, Broja ka shënuar 9 gola si dhe ka dhënë 5 asiste. Më herët është bërë e ditur se Napoli mund t’i ofrojë Chelseas një shumë prej 30 milionë eurosh, për ta bindur që ta lërë të lirë shqiptarin.



