
Ish-futbollisti Ermal Tahiri, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se transferta ndaj Zrinjski, do të jetë shumë herë më e vështirë për Tiranën, se ajo në Luksemburg ndaj Dudelange.
Tahiri u shpreh se bardheblutë në ndeshjen e kthimit, duhet të shënojë, sepse kanë shfaqur probleme në sulm.
Unë mendoj se transferta e Zrinjski, do jetë shumë herë më e vështirë se në Luksemburg. Duke pasur parasysh tifozët atje që janë shumë të zjarrtë dhe mënyra si e interpretoi ndeshjen këtu. Shpresojmë që Tirana të marri një fitore dhe pse jo të kalojë më tej.
Duhet të shënojmë njëherë, sepse kemi problematika këtu. Tirana është në vështirësi, jo vetëm në mbrojtje, por edhe në anën ofensive. Mesfusha nuk ka ndezur fare te Tirana. Për mendimin fusha në Bosnjë është më e vështirë për Tiranën.



