Gareth Bale dëshiron kthimin tek Reali

Gareth Bale dëshiron kthimin tek Reali

 Uellsiani Gareth Bale  i ka orët e numëruara në ‘’ White Hart Lane ‘’. Huazimi tek londinezët i ka shërbyer për të rikuperuar protagonizmin e humbur dhe po bëhet gati për tu rikthyer  tek Real Madridi.    Megjithatë aktualisht po përjeton një rini të dytë tek ‘’ Spursat ‘’ dhe këta të fundit kanë deklaruar se kërkojnë qëndrimin e 31 vjeçarit në Londër .  Zërat e shumtë mbeten në ajër sepse  sipas ‘’ As ‘’ nuk ekziston asnjë klauzolë e firmosur nga  palët në fjalë për huazimin e Gareth Bale edhe për një vit tek  Tottenham Hotspur , çështje që e favorizon rikthimin e shumëpritur në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

 Në rastin e kundërt   nëse ‘’ The Whites ‘’ pretendojnë qëndrimin e sulmuesit nga Kardifi  do ti duhej të startonin edhe një herë negociatat për të bindur spanjollët. Kontrata e yllit të Tottenhamit me Real Madridin përfundon në 2022-shin por momentalisht  është në pritje të përfundimit të La Ligas për të patur një panoramë më të qartë për më tej . Aktualisht tek ‘’ Los  Blancos ‘’ po përjetohet një revolucion i madh  sepse disfata e pësuar në Champions League e ka vënë në qëndër të kritikave trainerin Zinedine Zidane e ardhmja e të cilit  është lidhur përsëri me një kalim tek  Juventusi .   

Nëse konkretizohet largimi i ‘’ Zizou ‘’   për Gareth Bale do të hapej rruga për  rikthimin  tek spanjollët  . Adaptimi i shpejtë në Premier League pas shumë vitesh mungesë i ka shërbyer  sulmuesit shtatlartë për të rritur  rendimentin të cilin e ka kanalizuar në 29 ndeshje , 14 gola dhe 3 asiste gjatë këtij sezoni , statistika që i krijojnë shansin  për të qënë  më produktiv në të ardhmen .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy