Federiko La Pene është vlerësuar me notën 2 nga gazeta e përditshme sportive ‘Tutto Sport’ në Itali.
Në këtë përfundim ka dalë për shkak të arbitrimit të ndeshjes Juventus-Fiorentina, e cila përfundoi me rezultatin 0-3 në favor të vjollcëve. Sipas ‘Tuttosport’ vendimi i vetëm i rregullt i arbitrit ishte vërshëllima për nisjen e ndeshjes.
Ai akuzohet se nuk veproi drejt duke i kursyer kartonin e dytë të vërdhë Borha Valero-s në një moment kur rezultati ishte 0-1. Një karton i kuq do të barazonte forcat në fushë.
Gjithsesi ky nuk është episodi i vetëm, pasi në dëm të tij janë edhe dy penallti të padhëna në favor të Juventusit.
Në minutën e 59-të, Ronaldo shtyhet nga prapa nga Kastrovili. Në këtë rast nuk kuptohet sesi VAR-i nuk ndërhyn dhe penalltia ishte më se e drejtë. Por La Pena nuk mjaftohet me kaq dhe në të 76-ën, kur Fiorentina kryesonte 2-0, Juves nuk i jepet një penallti edhe më e pastër se ajo ndaj Ronaldos, pasi portieri Dragovski i përplaset me trup Bernardeskit, duke e rrëzuar në zonë.



