Tre sulmues në listën e Manchester City-t

Tre sulmues në listën e Manchester City-t

Objektivi shumëvjeçar i Manchester City-t nuk i hiqet për asnjë moment nga mendja Pep Guardiolas. Fitmi i Champions Leagues është  dëshira e mbetur  në sirtar për ‘’ The Citiziens ‘’ të cilët besojnë se me katalanasin  shpresat janë të shumta. Tek ishullorët vijojnë të qarkullojnë emra interesantë në lidhje me merkaton dhe spanjolli e ka vënë theksin tek përforcimi i ofensivës  për të shtuar produktivitetin.

Gjetja e një referenti ideal është një çështje e ndërlikuar  në ditët e sotme për arsye të rëndësisë që kanë në klubet respektive por meqë bardhekaltërit nuk po arrijnë  kalimin e Harry Kane në ‘’ Etihad Stadium‘’ kanë përpiluar një plan b .

I pari është Kylian Mbappe. Francezi është një opsion shumë interesant dhe kampionët në fuqi të Premier Leagues kërkojnë të përfitojnë nga fakti se ylli i Paris St Germain e përfundon kontratën në qershorin e 2022- shit dhe do të luftojnë për ta larguar nga ‘Parque De Prince" .

Në rastin e dështimit me 22 vjeçarin emri i Mikel Oyarzabal preferohet shumë nga bashkombasi i tij për rindërtimin e sulmit.

 Eksperienca e shkëlqyer me Real Sociedadin mund ti japë rezultat  ofensivës së ‘’ The Citiziens ‘’. 

Listës nuk i mungon as Erling Haaland.  Në këto kohë ishullorët nuk kanë bërë asnjë ofertë zyrtare për norvegjezin por padyshim duke filluar nga merkatoja e verës do të rrisin intensitetin e lëvizjeve  për këtë lojtar që s’bën gjë tjetër veçse impresionon  çdo javë me kapacitetin që disponon .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy