Barcelona deklaron zëvëndësuesin e Busquets

Barcelona deklaron zëvëndësuesin e Busquets

Largimi i Sergio Busquets në fundin e sezonit ka marrë reagimin e menjëhershëm të Xavi Hernandezit i cili e njeh më mirë se kushdo këtë pozicion.

Spanjolli e ka gjetur zëvëndësuesin dhe bëhet fjalë për Martin Zubimendin.

 Sipas ‘ Mundodeportivos ‘ , ‘’ Azulgranët ‘’ tanimë i kanë ndezur motorrët për yllin e Real Sociedadit i cili premton shumë për të ardhmen dhe ka arritur të jetë një ndër më të mirët në 11-shen e Imanol Alguacil dhe drejtuesit e tyre kanë arritur në konluzionin se mund të rezultojë zëvëndësuesi perfekt i 34 vjeçarit.

Përkushtimi dhe insistimi e kanë shëndërruar shumë shpejt një opsion ideal për mesfushën e Barcelonës por s’duhet harruar se kontrata me ekipin nga San Sebastian përfundon në 30 qershorin e 2025-sës por megjithatë kuq e blutë janë një ekip i vështirë për tu refuzuar.

Vlera e kartonit të 23 vjeçarit nuk i kalon 25 milionë eurot dhe për ekipin nga Katalunja merkatoja vijuese është një shans që s’duhet humbur për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.

Vitet e qëndrimit larg trofeve i kanë dhënë një leksion drejtuesve të Barcelonës se duhet të shtrëngojnë dhëmbët pasi e ardhmja parashikohet e vështirë , duke patur parasysh rritjen progresive të ekipeve por historia e suksesit e shoqëron në çdo moment dhe besohet se do ta shtyjë drejt fitimit të terrenit të humbur .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy