UEFA ka zbuluar ditën e sotme stadiumin për finalen e sezonit të ardhshëm në Conference League.
Do të jetë stadiumi “Eden Arena” në Pragë të Republikës Çeke, ai që do të presë finalen e Conference League për sezonin 2022-2023. Lajmi është bërë i ditur nga UEFA ditën e sotme, teksa vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv.
Stadiumi i Slavia Pragës, ka një kapacitet prej 20 mijë vendesh dhe konsiderohet si një nga më modernët në Çeki. Në këtë stadium, në vitin 2013, u zhvillua edhe ndeshja për Superkupën e Europës, mes Bayern Munich dhe Chelsea.
Vlen të përmendet se në sezonin aktual, finalja e Conference League do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin "Air Albani”, aty ku më 25 maj, do të përballen Roma dhe Feyenoord.



