
Në orët e fundit tek Barcelona është arrirë një objektiv.
Jesse Bisiwu do të jetë pjesë e ‘’ Los Cules ‘’ për të cilin Joan Laporta ka shpenzuar 8.5 milionë euro dhe belgët do të përfitojnë 20 % e kartonit në rast shitje në të ardhmen.
Talenti do ta mbajë veshur bluzën e kuq e bluve për pesë sezonet vijuese, transferimi i të cilit në ‘’ Camp Nou ‘’ ka entuziazmuar drejtuesit.
Jesse Bisiwu është aktivizuar me ekipin e dytë të Club Brugges dhe sakrificat i janë shpërblyer me këtë hap të hedhur.
Sigurisht do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme në karrierën e tij, i cili e ka mbështetjen e padiskutueshme të çdo komponenti të ‘’ Blaugranëve ‘’, veçanërisht të trainerit Hansi Flick.
Eksperienca gjatë tre sezoneve në ligën e dytë të Belgjikës përmblidhet me 2 gola dhe 2 asiste në 36 sfida, të mjaftueshme për ta tërhequr vëmëndjen e ish fituesve të Champions Leagues.



