Mesfushori i mbyll derën Milanit, Interi bën gati kontratën e re

Mesfushori i mbyll derën Milanit, Interi bën gati kontratën e re

Marcelo Brozovic mund të rinovojë kontratën e tij me Interin. Mesfushorit kroat i përfundon kontrata me ziklatërit në fund të sezonit dhe klubi nga Milano rrezikon ta humbasë falas.

Për këtë arsye drejtuesit kanë nisur bisedimet për rinovimin e bashkëpunimit mes tyre. Një marrëveshje ende nuk është arritur, por në të dyja kampet janë optimistë se gjithçka do të zgjidhet në orët e ardhshme.

Nga Itali bëjnë me dije, se Brozovic kërkon 6 milionë euro në sezon për të rinovuar, kërkesë që te Interi nuk janë të gatshëm t’ia plotësojnë.

Kohët e fundit është përfolur edhe për një interesim të Milanit për mesfushorin, për ta marrë falas në verën e ardhshme, por ka qenë vetë futbollisti, i cili i ka bërë të ditur babait të tij, që është njëkohësisht edhe agjent i tij, që të mos diskutojë për një kalim të mundshëm te kuqezinjtë, pasi nuk do pranonte të transferohej te rivalët e qytetit.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy