Liverpool ekskluzivisht në FIFA 2020, lajmërohet partnershipi me EA Sports

Liverpool ekskluzivisht në FIFA 2020, lajmërohet partnershipi me EA Sports

Një sfidë e madhe në realitet, praktikisht e pamundur të riprodhohet në fantazi. Juve dhe Liverpool do të jenë dy nga skuadrat favorite të Champions League për vitin e ardhshëm, por tifozët do të kenë mundësi ta ndjekin vetëm drejtpërdrejt. Në videolojëra, të apasionuarit duhet të gjejnë alternativë tjetër.

The Reeds, në fakt kanë bërë publik në Twitter një partnership ekskluziv me EA Sports, duke u lejuar të drejtën e imazhit. Pra, Liverpool do të jetë prezent vetëm në FIFA 2020. Në këtë mënyrë, kompania amerikane i është përgjigjur lëvizjes së ditës së djeshme që Konami arriti me Juventusin. Emri, logoja dhe divizat zyrtare të bardhezinjve do të jenë të disponueshme vetëm në Pro Evolution Soccer, ndërsa në FIFA do të quhen “Piemonte Calcio”. Shtëpia e videolojërave japoneze do të duhet tashmë të merret me të njëjtin problem sesi do të quhet skuadra e Klopp në PES.

Me gjasa një rikthim në të shkuarën ose në versionin e vjetër të videolojërave, kur nuk ekzistonte e drejta e imazhit të klubit anglez dhe ky klub quhej “Merseyside Reds”. E sigurt është se asnjë përdorues, as në FIFA dhe as në PES, nuk do të vendosë dot përballë sfidën Juventus-Liverpool. Ndeshja mes kampionëve të Italisë dhe kampionëve të Europës do të jetë një ekskluzivitet i mundshëm vetëm ….në botën reale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy