Inter, ofertë për Maximo Perrone

Inter, ofertë për Maximo Perrone

 Sezoni i shkëlqyer i Comos natyrisht ka nxjerrë në pah potencialin e disa komponentëve. 

Italianët drejtohen nga Cesc Fabregas i cili ka impresionuar me taktikat e gjetura në varësi të rivalëve. 

Maximo Perrone momentalisht konsiderohet një ndër më të mirët në 11-shen e spanjollit i cili po zhvillon sezonin e dytë në ‘’ Giuseppe Sinigaglia ‘’. 

Mesfushori e ka konsoliduar vendin e një titullari dhe tashmë pretendohet nga Interi. 

Zikaltërit e konsiderojnë një prioritet për merkaton e verës dhe thuhet se Giuseppe Marotta ka ofruar rreth 40 milionë euro për shërbimet e 23 vjeçarit. 

Vlera e kartonit aktualisht i arrin 30 milionë eurot dhe shifra e ofruar nga numri një i ish fituesve të Champions Leagues mund të bëjë diferencën. 

Tashmë dyert e ‘’ Giusseppe Meazzas ‘’ janë hapur për ishi-n e Las Palmas i cili ka përpara një mundësi për të ardhmen që s’duhet humbur. 

Edhe pse është pjesë e një ekipi tejet kompetitiv, me shumë gjasa pjesëmarrës në Europë në sezonin vijues, Interi është një tjetër nivel dhe mund ti ofrojë ambjentin komod Maximo Perrones për të vijuar në të njëjtën rrugë. 

3 gola dhe 4 asiste në 32 sfida janë statistikat e nxënësit të ish kampionit të Europës dhe botës me kombëtaren e ‘’ La Furia Rojas ‘’, një ndër trainerët më cilësorë të Scudettos.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy