Manchester City insiston për Paquetan

Manchester City insiston për Paquetan

Një ndër objektivat kryesorë të Manchester City-t në këtë merkato verore vijon të jetë Lucas Paqueta . Pep Guardiola është impresionuar nga braziliani, i cili i ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij në ‘’ Etihad ‘’. ‘’ The Citiziens “ kanë ofruar 85 milionë euro plus 15 të tjera bonus por pretendimi i londinezëve arrin 110 milionë eurot për faktin se mesfushori vijon të jetë ndër më të mirët e kryeqytetasve. Vetëm një sezon i është dashur ishi-t të Milanit për ta bërë krenar trainerin David Moyes, i cili arriti një sukses historik me West Hamin duke fituar Conference Leaguen në sezonin e shkuar. Pavarësisht rëndësisë në 11-shen e skocezit, potenciali i numrit një të Manchester City-t Mansour bin Zayed Al- Nahyan dihet tashmë , fakt që e ka treguar ndër vite me transferime shumë cilësore tek ishullorët. Gjithsesi kjo çeshtje mbetet akoma e hapur dhe fituesit në fuqi të Champions Leagues e kanë kohën në dispozicion për ta arritur objektivin .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy