Julian Alvarez, mendon largimin nga Manchester City

Julian Alvarez, mendon largimin nga Manchester City

Si duket e ardhmja e Julian Alvarez në ‘’ Etihad ‘’ vijon të jetë e pasigurtë.

Sulmuesi ka hasur vështirësi tek Manchester City për arsye të protagonizmit të Erling Haaland, prezenca e të cilit e ka zbehur atë.

Norvegjezi mbetet një ndër më të frikshmit në kontinentin e vjetër dhe ishi i River Plates ka filluar të ndihet jo komod tek bardhekaltërit.

Sipas informacioneve të gazetarit të ‘’ El Chiringuitos ‘’ Marcos Benito, golashënuesi e ka refuzuar rinovimin e kontratës, e cila i përfundon në 2028-tën sepse e ka parashikuar që do të ketë vështirësi tek ish fituesit e Champions Leagues.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas portalit të specializuar ‘ Transfermarkt ‘, vlera e kartonit të 24 vjeçarit i arrin 90 milionë eurot dhe tanimë i mbetet në dorë teknikut Pep Guardiola i cili duhet ti japë më shumë protagonizëm ose në të kundërt mund ta finalizojë aventurën me Manchester City-n.

Pa diskutim që asnjë lojtar i nivelit të Julian Alvarezit nuk dëshiron të jetë zgjedhja e dytë e një traineri si ishi i katalanasve, ndër më të mirët në këtë profesion.

Nxënësi i tij numëron dy sezone tek ishullorët dhe në të kaluarin shenoi 19 gola , dha 13 asiste në 53 sfida, përfshirë të gjitha kompeticionet.

Kampioni i botës në fuqi me Argjentinën ia ka bërë të qartë drejtuesve se nëse nuk do të ndërmerren aksione për t’ia përmirësuar situatën, largimi do të jetë i paevitueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy