Real Madridi, gjen mbrojtës tek Palmeirasi

Real Madridi, gjen mbrojtës tek Palmeirasi

Aktualisht Real Madridi po përjeton një ndër momentet më delikate të viteve të fundit për sa i përket mbrojtjes.

Mungesa e Dani Carvajal dhe Eder Militaos për shkak dëmtimesh, shtuar edhe atë të Lucas Vazques dhe dyshimet mbi vijimësinë e David Alabas e kanë përkeqësuar situatën tek madrilenët.

Merkatoja e dimrit do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme me objektivin e zgjidhjes së këtij problemi dhe këtë herë drejtuesit e kryeqytetasve i kanë tejkaluar kufinjtë.

Eshtë Palmeirasi destinacioni i përzgjedhur, aty ku aktivizohet Vitor Reis.

Me vetëm 18 vite mbi supe mbrojtësi po shkëlqen në kampionatin e Brasileiraos, i cili e përfundon kontratën në 2028-tën dhe vlera e kartonit momentalisht i arrin 10 milionë eurot.

Zbuluesi i talentëve Juni Calafat atë të Palmeirasit në çdo aspekt dhe sipas ‘ Sport ‘ ky transferim mund të jetë i sforcuar gjatë merkatos së dimrit për arsye të situatës tek fituesit në fuqi të Champions Leagues.

Gjithçka mbetet për tu parë por ia vlen të përmendet se lojtari nga Sao Paolo është një ndër të preferuarit e drejtuesve të ‘’ Los Blancos ‘’.

Në sezonin aktual Vitor Ries ka kontribuar me 2 gola në 29 sfida tek ish fituesit e Kupës Santander Libertadores, një ndër ekipet më cilësorë në Amerikën e Jugut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy