
Largimi nga titujt në vitet e fundit mbetet shqetësimi kryesor i drejtuesve të Juventusit.
Për çdo situatë traineri Massimilliano Allegri sigurisht është përgjegjësi kryesor, të cilin e presin shumë sfida në të ardhmen.
Mesfusha parashikohet se do të jetë reparti ku do të ndërhyhet më shumë dhe një ndër objektivat është Thomas Partey.
Eksperienca tek Arsenali ende nuk po i jep rezultatet e pritura nga traineri Mikel Arteta dhe drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ pretendojnë të përfitojnë nga ky fakt.
Në merkaton e kaluar verore, tek 13 herë kampionët e Premier Leagues u transferua Declan Rice, duke qenë se ishi i Atletico Madridit nuk ishte në lartësinë e duhur, i cili do të ketë një tjetër shans për ta rikuperuar terrenin e humbur, ndoshta tek ish rekordmenët e Serisë A.
Sipas informacioneve të fundit, strategu spanjoll i ka vënë në lëvizje drejtuesit e ‘’ The Gunners ‘’ për t’ia zgjatur kontratën Jorginhos dhe ky fakt i jep një lloj avantazh bardhezinjve për të marrë shërbimet e afrikanit.
Gjatë verës, çdo lëvizje e drejtuesve të Juventusit do të jetë shumë e rëndësishme, ekip i cili bëri ligjin në të kaluarën, në një ndër pesë kampionatet më prestigjozë të Europës.
Dëmtimet e njëpasnjëshme të Thomas Partey-t kanë ndikuar edhe në performancat e deritanishme, i cili fatkeqësisht numëron vetëm 5 sfida me kryesuesit momentalë të kampionatit anglez, statistikë shumë e vakët për një lojtar të këtij niveli.



