Barcelona nuk ndalet në merkato

Barcelona nuk ndalet në merkato

Mbetja në prapavijë prej disa sezonesh në lidhje me titujt, po i impulson gjithnjë e më shumë drejtuesit e Barcelonës, të cilët do të kenë shumë punë gjatë merkatos së verës.

Shumë emra kanë qarkulluar në ‘’ Camp Nou ‘’ në kohët e fundit sepse problematikat e theksuara pothuajse e kanë lënë në vendnumëro ekipin e Xavi Hernandez.

Zbuluesi i talentëve Andre Cury i ka rekomanduar disa elementë numrit një të stolit, duke filluar nga Vitor Roque.

19 vjeçari numëron vetëm 2 gola në 19 sfidat e sezonit aktual por Andre Cury beson se në të ardhmen ishi i Athletico Parananeses do ta gjejë veten tek kuq e blutë, pavarësisht se rivaliteti është shumë i ashpër.

Në listën e tij përfshihet edhe Pervis Estupinan i Brightonit, një anësor që vijon të spikasë në Premier League dhe gjithashtu Raphael Veiga i Palmeirasit, lojtar që shquhet për vizionin për lojën dhe kapacitetin për të shënuar gola.

Gjithashtu Mauricio Magalhaes i Internacional e ka bindur Andre Cury-n, i cili është një ndër më të mirët e Brasileiraos në mesfushë dhe mund të adaptohet me lehtësi edhe në ofensivë.

Edhe Ederson i Atalantas konsiderohet një komponent tejet cilësor dhe mund ti ndihmojë ‘’ Azulgranët ‘’ në të ardhmen, i cili po befason nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy