
Për tre ditë radhazi në Gjirokastër po zhvillohet edicioni 13 i ‘Gjiro Open air’- pre europian.
Me të mirët e Evropës në aeronautike zbresin në tokën e aerodromit të Gjirokastrës.
Më shumë se 30 pjesëmarrës nga Kina Londra Kosova , Italia etj. kanë zgjedhur Gjirokastrën për të zhvilluar këtë sport të veçantë.
Sipas Alket Islamit nga Aeranautika shqiptare, ky aktivitet tre ditor është provë gjenerale, si parapërgatitje për eventin e rëndësishme evropian, kampionatin evropian, që do të mbahet vitin tjetër në vend, për 10 ditë radhazi.
Pilotet pjesëmarrës tregojnë se kushtet e fluturimit në aerodromin sportiv të qytetit të gurte janë të përshtatshme megjithatë infrastruktura duhet të marrë një vëmendje akoma me të madhe përderisa vijnë disa herë të fluturojnë këtu.
Numri i pilotëve që i bashkohen këtij aktiviteti po shtohet nga viti në vit duke i dhënë këtij sporti një dimension tjetër.



