Dy sfidat kualifikuese, Çelhaka: Duam hakmarrjen ndaj Çekisë

Dy sfidat kualifikuese, Çelhaka: Duam hakmarrjen ndaj Çekisë

Ditën e premte, Shqipëria U-21 do të përballet me Republikën Çeke. Kjo është sfida e parë kualifikuese e vlefshme për Kampionatin Europian 2023 që kuqezinjtë do të zhvillojnë stadiumin “Elbasan Arena” përgjatë këtij muaji, teksa më 29 mars do të përballen me Anglinë.

Në prag të kësaj sfide, për mediat ka folur mesfushori i Jurgen Çelhaka, i cili është grumbulluar, pas një forme shumë të mirë të treguar te Legia në Poloni, së fundmi. Ai shprehet i lumtur për rikthimin me Kombëtaren si dhe për harmoninë që gëzon grupi.

Të rikthehesh me Kombëtaren është gjithnjë një ndjenjë e bukur. Shpresoj të mos kemi dëmtime gjatë kësaj kohe. Kemi dy kundërshtarë shumë të vështirë përballë. Të marrim maksimumin në ndeshjen e parë dhe pastaj do të mendojmë për ndeshjen e dytë.

Disa lojtarë kanë shkuar te Kombëtarja A, por kanë ardhur edhe prurje të reja dhe lojtarët që kanë qenë të dëmtuar. Mendoj se jemi një grup i mirë, kemi edhe lojtarë individualisht shumë të mirë. Kemi harmoni brenda ekipit. Me punë besoj se do marrim diçka të mirë në këto dy ndeshje.

Kundrejt Çekisë, Çelhaka dëshiron një hakmarrje, ndërsa flet edhe për ecurinë me klubin polak.

Mund të jetë një hakmarrje sepse kemi bërë një paraqitje jo shumë të mirë aty. Jemi mundur me një rezultat të thellë dhe çdokush nga ne që ka qenë aty do që të hakmerret për atë humbje, në mënyrë sportive gjithmonë.

Për mua është e rëndësishme që të marr minuta gjithmonë. Te Legia po më shkon gjithçka mirë. Fillimi ishte pak i vështirë, por tani po futem në formacion, dhe kjo është diçka e mirë jo vetëm për mua, por edhe për ekipin U-21, sepse vij me minuta në këmbë dhe është diçka akoma edhe më e mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy